Llapi ka zyrtarizuan transferin e dytë brenda ditës. Pas belgut Umit, klubi nga Podujeva ka nënshkruar edhe me Erijon Thaçin, njofton Llapi.info
Kështu së paku ka bërë të ditur skuadra llapjane përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Facebook.
Mesfushori Erijon Thaçi i cili së fundmi ishte pjesë e KF Onix-ut, gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin e Podujevës.
“Erijon Thaqi, 23 vjeç, i lindur më 19.12.1995 vjen nga KF Onix. Pozita e tij është mesfushor i majtë, teksa nga sot edhe zyrtarisht për 3 vite do i mbroj ngjyrat e klubit bardhekaltër të KF Llapit”, shkruan në njoftimin e klubit./Llapi.info