Katër here futbollisti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella, do t’i mbroj ngjyrat e klubit nga “Zahit Pajaziti” edhe për një vit, shkruan Llapi.info.

Kështu ka njoftuar klubi llapjan, derisa kjo marrëveshje është arritur sot në mes të mesfushorit dhe presidentit të Llapit, Beqir Batatina.

“Kapiteni Mentor Zhdrella vazhdon bashkëpunimin me Llapin edhe për një edicion tjetër. Jo më kot thonë se futbolli krijon familje. E sot kemi kënaqësinë t’ua kumtojmë lajmin se kapiteni Mentor Zhdrella është përsëri pjesë e familjes bardhekaltër. Pas 4 vitesh bashkëpunimi (2017-2021), kapiteni me 100 paraqitje, 20 gola e 30 asistime, do të jap kontribut për ekipin e vendlindjes edhe në vitin e 5-të me radhë. Pas konsulltave me Presidentin, Beqir Batatina, kapiteni Zhdrella i rikuperuar plotësisht nga lëndimet do vazhdoj t’i prij skuadrës drejt sukseseve”, thuhet në njoftim.

Në qershor të këtij viti, KF Llapi pati njoftuar se pati ndarë rrugët me kapitenin e skuadrës, Mentor Zhdrella. Krahas këtij, Llapi gjatë këtij afati kalimtar ka sjellë në radhët e veta emra të rinj lojtarësh, por edhe largime nga klubi./Llapi.info

Pas katër vitesh, Mentor Zhdrella largohet nga Llapi