Llapi është duke punuar që ta kompletojë skuadrën për sezonin e ri.

Sot Llapi ka nënshkruar me qendërmbrojtësin Ilir Syla i cili së fundmi ishte pjesë e Vëllaznimit.

Ilir Syla ka luajtur me klube si Gjakova, pastaj ka luajtur si junior i Vëllaznimit, Istogut dhe ishte rikthyer në Vëllaznim ku ishte rikthyer në Superligë pas një edicioni.

Syla edicionin që lamë pas ka zhvilluar 23 ndeshje për Vëllaznimin, ndërsa sot tek Llapi është prezantuar nga drejtori i ri sportiv i klubit, Tahir Batatina.

Ai tashmë ka arritur marrëveshje me Llapin, që kërkon të bëjë ndryshime në qendër të mbrojtjes.

Ilir Syla është përforcimi i tretë me radhë i Llapit dhe sipas njoftimit të klubit do të ketë edhe përforcime të tjera./Llapi.info