Kapiteni legjendar, Burim Zhjeqi, është rikthyer te KF Llapi, për t’u bërë pjesë e shtabit teknik të klubit, raporton Llapi.info
Ish-kapiteni dhe futbollisti i Llapit, Burim Zhjeqi është emëruar sot ndihmëstrajner në klubin nga Podujeva.
Kjo është bërë e ditur nga klubi llapjan përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në Facebook.
“Nga sot Burim Zhjeqi (ish-kapiten dhe futbollist i Llapit) do jetë pjesë e shtabit teknik të klubit. Burim Zhjeqi do jetë ndihmesë e madhe e klubit në vazhdën e kampionatit në rolin e ndihmës-trajnerit”, thuhet në njoftim./Llapi.info