Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publikë emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Llapi.info.
Në garë për t’u bërë pjesë e Kuvendit janë edhe tre kandidatë nga qendra e kësaj partie në Llap.
Saranda Bogujevci, Fitim Haziri dhe Vedenenis Lahu, janë kandidatët për deputetë nga VV në Podujevë.
Bogujvci në këto zgjedhje garon me numrin 23, Fitim Haziri me numrin 36 dhe Lahu me numrin 76.
Përveç tyre, ka edhe të tjerë kandidatë llapjanë që garojnë nga lista e VV-së, por të njëjtit janë nga qendra në Prishtinë. Aty janë edhe Driton Hyseni dhe Fatmir Humolli.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit do të marrin pjesë 21 parti politike, dy koalicione parazgjedhore dhe pesë iniciativa qytetare. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për këto zgjedhje është 1.079, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./Llapi.info