Llapi ka rikthyer në radhët e veta mbrojtësin Leutrim Kadriu, njofton Llapi.info.

Rikthimin në skuadër e ka bërë të ditur klubi nga Zahir Pajaziti përmes një postimi në Facebook.

Sipas njoftimit, Kadriu është pajtuar të jetë pjesë e klubit llapjan, duke nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë.

“KF Llapi ka rikthyer në radhët e saj mbrojtësin e qendrës, Leutrim Kadriun, i cili në 6 mujorin e fundit ishte pjesë e FC Lirisë. Kadriu është pajtuar të jetë pjesë e klubit me kontratë 1 vjeçare e gjysmë. Leutrim Kadriu, 25 vjeçar, i lindur më 01.04.1994 në Podujevë. 25 vjeçari ka qenë pjesë e klubit në edicionin 2016/17 & 2017/18. Pas aventurave tek Vushtrria me të cilët u inkuadrua në Superligë dhe tek Liria për gjashtë muaj, Leutrim Kadriu rikthehet në vendlindje dhe bashkarisht me futbollistët tjerë të skuadrës premton se do ta jap më të mirën drejt realizimit të objektivave të klubit”, thuhet në njoftim./Llapi.info

Image may contain: 2 people, people standing