Boshnjaku Senad Husic është futbollisti më i ri i Llapit dhe është prezantuar sot në ambientet e klubit, njofton Llapi.info.
Ai vjen nga IFK Amal dhe ka arritur marrëveshje një vjeçare me klubin llapjan.
“Senad Husic, 29 vjeç, i lindur më 12.04.1990 në Kalesija. Është mbrojtës i majtë me origjinë boshnjake. E ka nisur tek Bosna Kalesija, ku ka kaluar tek Zvijezda G, ku më pas u transferua në Divisionin e Hungarisë tek skuadra e Diósgyőr. Në Premier Ligën e Bosnie-Hercegovinës ka 91 paraqitje, në Ligën e Hungarisë numëron 40 paraqitje, kurse ka edhe 5 ndeshje të luajtura në kualifikimet e Evropa Ligës”, shkruan faqja e klubit
Llapi deri më tani ka ofruar disa lojtarë me përvojë dhe në sezonin e ardhshëm pritet të jetë arrë e fortë për titullin e kampionit.
Ndryshe, edicionin e kaluar Llapi e mbylli në vendin e tretë, duke dështuar ta kap një vend që dërgon në garat evropiane. /Llapi.info