Sulmuesi, Enis Ukelli ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin nga Podujeva, njofton Llapi.info
Talenti i radhës që blindohet nga KF Llapi është sulmuesi 18 vjeçar, Enis Ukelli. Ai ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me klubin dhe po stërvitet nën urdhërat e trajnerit Tahir Batatina.
Kjo është bërë e ditur nga klubi llapjan.
“Enis Ukelli, i lindur më 26.10.2000, i gjatë 1.84 m është sulmues i krahut i cili luan me këmbë të majtë. Ai ka kaluar kategoritë e reja tek Llapi dhe tashmë ka kaluar në ekipin e seniorëve”, thuhet në njoftim./Llapi.info