Klubi nga “Zahir Pajaziti”, Llapi është duke vazhduar me transferime të lojtarëve të rinj në moshë, njofton Llapi.info
Së fundi, Llapi ka zyrtarizuar për dy vite edhe 19-vjeçarin, Emir Umit që vjen nga Belgjika.
Është vet faqja zyrtare e klubit të Llapit në Facebook që ka zyrtarizuar transferimin e 19-vjeçarit Emir Umit.
“Emir Umit, 19 vjeç, i lindur më 28.04.2000, vjen nga Belgjika, përkatësisht klubi i tij i fundit është SC Châtelet, kurse ka luajtur edhe për Namur. Është futbollist i Kosovës U19. Për këtë transferim, e falenderojmë menaxherin Rrahman Kice që njëherit është edhe menaxher i futbollistit të Kosovës, Vedat Muriqi”, ka njoftuar klubi./Llai.info