Llapi ka zyrtarizuar sot përforcimin e madh, portierin e ri nga Italia, Giacomo Nava, njofton Llapi.info.
Nava para pak çastesh ka firmosur kontratën që e mban në klub deri në verën e vitit 2021.
“Giacamo Nava, 22 vjeç, i lindur më 27.01.1997 në Lavagna të Italisë. Portier italian, reprezentues i Italisë në grupmoshat e reja. Spikasin paraqitjet e tij të shumta duke filluar nga gjenerata U19 e klubit të madh italian Sampdoria. Ka mbrojtur edhe për Lentigione dhe Lecco, kurse në edicionin e fundit ishte pjesë e klubit italian, Rimini. Në karrierën e tij të pasur, numëron 113 paraqitje, prej tyre ka 43 ndeshje pa gol të pranuar”, ka njoftuar klubi llapjan.
Duhet përkujtuar se klubi nga Podujeva kohët e fundit është mjaft aktiv në afatin kalimtar dimëror./Llapi.info