Super-mesfushori i Prishtinës, Mërgim Pefqeli, është lojtari më i ri që i bashkohet Llapit, njofton Llapi.info.

Pefqeli sot ka kryer prezantimin e tij me fanellën e Llapit që do ta veshë në stinorin e ri. Kontrata e nënshkruar mes klubit dhe Mërgim Pefqelit është një vjeçare.

“Mërgim Pefqeli, 25 vjeç, i lindur më 25.11.1993 në Prishtinë është mesfushor që luan në të gjithë krahët dhe pozicionet. Pefqeli përveç instinktit që ka për gol, ai njihet edhe për mençurinë dhe qetësinë para portës ku ka arritur të realizoj disa gola vendimtar për skuadrat e tij të mëparshme. Ka luajtur për Ramiz Sadikun, Fushë Kosovën, Trepçën, Hajvalinë, Trepçën ’89 dhe së fundmi për Prishtinën”, thuhet në njoftimin e klubit llapjan.

Ndryshe, ishte vetë Pefqeli ai i cili sezonin e fundit ia humbi shpresat Llapit për trofe, pasi realizoi në minutat e fundit për Prishtinën në Fadil Vokrri./Llapi.info

Zyrtare: Super-mesfushori Mergim Pefqeli zgjedh ngjyrat bardhekaltër të LlapitPodujevë, 19 korrik 2019 – Mergim…

Gepostet von K.F. Llapi am Freitag, 19. Juli 2019