Pas Jasmin Raboshtas, Llapi sot ka prezantuar edhe transferimin e radhës, njofton Llapi.info.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin nga Fieri, Nertil Hoxhaj. Ky i fundit ishte pjesë e Vushtrrisë, teksa sot ka nënshkruar kontratë të re me klubin nga Podujeva.

“Gjatë ditës së sotme skuadra e Llapit është përforcuar me mbrojtësin e krahut të majtë, Nertil Hoxhaj, i cili së fundmi ishte pjesë e Vushtrrisë. Drejtuesit e klubit kanë vendosur të nënshkruajnë kontratë me kohëzgjatje 1 vit e gjysmë, që e mban Hoxhajn në klub deri në verën e vitit 2022”, ka njoftuar klubi llapjan.

Duhet theksuar se Llapi në radhët e veta ka prezantuar sot edhe qendërsulmuesin Jasmin Raboshta./Llapi.info

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing