Sulmuesi i njohur kosovar, Mentor Mazrekaj edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Llapit, njofton Llapi.info.
Kjo është bërë e ditur nga klubi llapjan, derisa është njoftuar se ai do të jetë në Podujevë për dy vite.
“Sulmuesi i krahut, Mentor Mazrekaj nga dita e sotme do jetë pjesë e Llapit. Mazrekaj me bagazh të madh në futbollin kosovar dhe atë shqiptar ka përforcuar edhe më shumë radhët e Llapit. Mentor Mazrekaj, 30 vjeç, i lindur më 08.02.1989. Futbollist me përvojë të madhe. Spikasin paraqitjet e tij me Partizanin e Shqipërisë, teksa ka qenë pjesë e Prishtinës dhe Ferizajt. Njëherit, Mentor Mazrekaj u paraqit për herë të parë në stërvitje teksa futbollistët dhe stafi i trajnerëve i dëshiruan mirëseardhje në mesin tonë!”, ka njoftuar klubi.
Ndryshe, pak kohë para se të arrinte marrëveshje me Llapin, Mazrekaj pati njoftuar për fundin e karrierës së tij si futbollist./Llapi.info