Ish-kapiteni i londinezëve, Mikel Arteta ishte ndër objektivat kryesore, por mbrëmë u zbulua se ish-menaxheri i PSG-së, Unai Emery do të marrë përsipër klubin e Londrës.
Skuadra londineze ka konfirmuar sot përmes rrjeteve sociale se spanjolli do të jetë pasardhës i trajnerit francez në krye të shtabit teknik të Gunnersave.
” Një agim i ri. Një epokë e re. Një kapitull i ri. Unai Emery do të jetë trajneri ynë i ri”, shkruan në njoftimin e klubit anglez.
Ndryshe, trajneri ka pohuar se është tejet i lumtur me angazhimin në klubin me traditë si Arsenali.
“Unë jam i lumtur që po i bashkohem një prej klubeve të mëdha. Arsenali është i njohur dhe i dashur në të gjithë botën për stilin e lojës, angazhimin për talentet e ri, stadiumin fantastik, mënyrën e drejtimit të klubit”.
“Unë jam shumë i gëzuar që më jepet përgjegjësia për të filluar këtë kapitull të ri të rëndësishëm në historinë e Arsenalit”, tha ai.
Ndryshe, Emery në të kaluarën ka drejtuar edhe Sevillën dhe Valencian ndërsa së fundi ishte trajner i PSG-së. /Telegrafi/