Arsenali ka konfirmuar se menaxheri Arsene Wenger do të lërë rolin e tij si menaxher i Arsenalit në fund të sezonit.
Wenger, i cili është nën presion të madh për shkak të rezultateve të dobëta në Ligën Premier me Arsenalin në sezonet e fundit, njoftoi se do të largohet nga klubi në një deklaratë emocionale në faqen zyrtare të klubit.
“Pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe diskutimeve të mëtejshme me klubin, mendoj se është koha e duhur për mua që të largohem në fund të sezonit”, ka thënë fillimisht Wenger.
“Jam mirënjohës që kam pasur privilegjin të shërbej në klub për shumë vite të paharrueshme”
“Unë e menaxhova klubin me përkushtim dhe integritet të plotë”.
“Dua të falënderoj stafin, lojtarët, drejtorët dhe tifozët që e bëjnë këtë klub kaq të veçantë”.
“I bëj thirrje tifozëve tanë të qëndrojnë prapa ekipit për të përfunduar sa më lartë”.
“Për të gjithë dashamirët e Arsenalit, keni kujdes për vlerat e klubit”.
“Dashuria dhe mbështetja ime do të jetë përgjithmonë”, përfundoi francezi.
Ndryshe, Wenger u emërua si trajneri i Arsenalit në vitin 1996 dhe që nga ajo kohë ka fituar tre tituj të Ligës Premier dhe një rekord prej shtatë Kupave FA.