Keqpërdorimi i veturave zyrtare nga zyrtarët shtetërorë nuk ka të ndalur.

Gazetari i Llapi.info sot në ora 19:47 minuta ka vërejtur se një veturë zyrtare me targa 01Z-22-18 jashtë orarit të punës është në parkingun e qendrës tregtare në Prishtinë “Albi Mall”.

Rast i ngjashëm i keqpërdorimit të veturës zyrtare kishte ndodhur edhe para pak kohe kur kryetari i Podujevës Agim Veliu ishte kapur me foto duke u kthyer nga Shqipëria me veturë zyrtare.

Më poshtë mund ti shihni fotot: