Foto: Llapi.info

Të shpeshta janë rastet kur zyrtarët komunalë nuk gjenden në orare të punës, shkruan Llapi.info

E një rast i tillë ka ndodhur sot në Podujevë. Zyrtari për Akreditim në Zyrën e Sektorit të Gjendjes Civile në Podujevë, nuk ka qëndruar gjatë ditës në vendin e tij të punës.

Por, përderisa ai nuk gjendej në punë, qytetarë të shumë kanë pritur përpara zyrës me orë të tëra. Qytetarët edhe kanë dërguar pamje në adresë të portalit Llapi.info, ku shihet se zyra ka qenë e mbyllur edhe në orën 14:00.

Teksa zyrtari mungonte, qytetarët është dashur të kthehen prapa pa i kryer shërbimet./Llapi.info