Xhemajl Hasani e ka zyrtarizuar kandidaturën për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate.

Ai e ka falenderuar kreun e kësaj partie, Fatmir Limaj, për besimin e dhënë.

Shkrimi i plotë;

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për mundësinë që Nisma Socialdemokrate më ka dhënë për të kandiduar si deputet.

Ky angazhim është një hap i ri në rrugëtimin tim politik dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të shërbyer më mirë qytetarëve dhe për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës.

Një falënderim të veçantë shpreh për Kryesinë e Nismës dhe Kryetarin, z. Fatmir Limaj, për besimin e dhënë dhe për mbështetjen e vazhdueshme në këtë proces.
Nisma Socialdemokrate ka treguar gjithmonë një angazhim të palodhur për mirëqenien e qytetarëve dhe për forcimin e shtetit të Kosovës.

Do të angazhohem që të jemi më afër qytetarëve, t’i dëgjojmë shqetësimet e tyre dhe të punojmë bashkërisht për një Kosovë më të mirë.

Po ashtu, është e rëndësishme që të mbrojmë vlerat dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar Nisma Socialdemokrate, duke u bazuar në ndershmërinë, transparencën dhe angazhimin për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë.