Zyrtarja për Komunikim në Zyrën e Bashkimit Europian, Dinka Živalj, ka sqaruar pse Jeta Xharrës iu ndërpre fjala nga Adriatik Kelmendi në një konferëncë të moderuar nga ky i fundit. Ajo thotë se intervista e Jeta Xharrës me kryeministrin Haradinaj u ndërpre për shkak se po zgjaste më shumë se sa ishte planifikuar.
“Në emër të BE-së në Kosovë: Si moderator i konferencës, Adriatik Kelmendit iu kërkua nga BE që t’i përmbahej axhendës dhe ta ndërpriste intervistën, sepse ajo po zgjaste më shumë se sa ishte planikfikuar”, ka sqaruar Živalj, transmeton Gazeta Express.
Për këtë ndërprerje ka filluar përplasje ndërmjet gazetarëve Jeta Xharrës dhe Adriatik Kelmendit. Xharra ka akuzuar Klemendin se ai ndërpreu fjalën e saj për shkak se kompania e Klemdnit punon kamanja për KEDS-in dhe HIB-in, përderisa në konferencë diskutohej çështja e ambientit.
Ndërsa, Kelmendi ka theksuar se i është përmbajtuar axhendës duke e kryer punën me profesionalizëm.