Zyrtarja e Qendrës për Shërbime të Qytetarve, Shyhrete Topanica është incizuar duke pirë duhan, nga qytetaret të cilët kanë shkuar, për të marrë shërbime, në zyrën për gjendjen civile, në Fshatin Sfeqël, të Komunës së Podujevës.

Konsumimi i cigares në vendin e punës është i ndaluar me ligjin për kontrollin e duhanit në Republikën e Kosovës, ku neni 11 pika numër 1, i këtij ligji ndalon pirjen e duhanit në hapësira publike dhe hapësira të punës.

Shkelje të ligjit për pirjen e duhanit ka pasur edhe nga zyrtarë të tjerë, ku së fundi llapi.info kishte raportuar edhe për një zyrtar tjetër të Komunës së Podujevës, i cili ishte filmuar nga qytetarët duke pirë cigare, përgjatë orarit të punës./Llapi.info