Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij nuk do ta votojë kryetarin e kuvendit.

Ai këto deklarata i ka bërë gjatë regjistrimit si deputet në kuvend.

Ai ka thënë para gazetarëve se nuk kanë marrë ndonjë ftesë tani për tani për takim nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ndërkohë, ai ka thënë se janë vazhdimisht në bisedime me partitë tjera opozitare për formimin e qeverisë në rast se Vetëvendosje s’arrin ta formojë qeverinë si fituese e zgjedhjeve.

Deklarata e plotë e Krasniqit:

Deputetë e Partisë Demokratike të Kosovës kanë arritur në Kuvendin e Kosovës për t’u regjistruar si deputetë.