Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku priti sot në një takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Joern Rohde.
Abdixhiku duke e vlerësuar rolin dhe kontributin e çmuar të Gjermanisë, theksoi nevojën për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.
Ndërsa, ambasadori Rohde, ritheksoi se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në proceset e saj drejt konsolidimit të mëtejmë të demokracisë.