Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar nga Kosova dhe një shtetas të huaj, pasi që të njëjtit janë duke u përpjekur të vënë në qarkullim para të falsifikuara në treg.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë ndërsa me vendim të Gjykatës Themelore është kontrolluar banesa e njërit nga të dyshuarit dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar material letër e zezë dhe kimikate për falsifikimin e parasë, 400 euro para të gatshme , 2 telefona etj.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.