Deputetja Saranda Bogujevci në emër të Lëvizjes Vetëvendose, duke folur për takimin e 27 qershorit në Uashington, ka thënë se nuk është e mundur me një shtet që ka qenë agresor gjatë luftës, destruktiv e mohues të krimeve pas luftës, të diskutohet për zhvillim ekonomik, pasi ekzistenca e Kosovës si shtet është pengesë për Serbinë.

Ajo pati edhe disa pyetje sa i përket takimit në Uashington.

“Kur dhe si u vendos që të shkohet në takim me Vuçiqin për çështje të zhvillimit ekonomik siç po deklarohen, kur dhe ku u vendos që këto janë prioritetet e Kosovës në raport me Serbinë, kush ua dha mandatin për këto tema…. nuk është e mundur me një shtet që ka qenë agresor, destruktiv pas luftës dhe mohues të krimeve të diskutohet për zhvillim ekonomik, pasi ekzistenca e Kosovës si shtet është pengesë për Serbinë”, tha ai, duke shtuar se asnjëherë nuk është shtruar tema për krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë.