Kompania e telekomunikacionit “Z-Mobile” ka realizuar të hyra prej 60 milionë eurove në dhjetë vitet e funksionimit të operatorit, që prej themelimit të tij më 2009.

Gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar, pronari i kompanisë Z-Mobile, Blerim Devolli ka deklaruar se fitimi neto i kompanisë në 10 vitet e funksionimit është rreth 5 milionë euro.

“Gjithë fitimi i Z-Mobile ka qenë 5 milionë e 65 mijë euro, ndërkaq të hyrat kanë qenë 60 milionë”, ka thënë Devolli.

​Biznesmeni Blerim Devolli është duke u intervistuar sot nga anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala. /Insajderi.com