Një person nga Fushë Kosova ka njoftuar në Polici se të dielën në 4 të mëngjesit dy persona të panjohur, të maskuar ia kanë hapur me forcë derën e shtëpisë dhe nën kërcënimin e shkopinjve të drurit ia kanë grabitur çantën me dokumente personale, 1 mijë euro dhe një zinxhir ari.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Abdullah Kullashi” ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Njësitet e hetuesisë pas një pune operative kanë identifikuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes.