Sot në varrezat e qytetit të Prishtinës në lagjen ‘Arbëria’, është varrosur gazetarja e Dhomës së Lajmeve në RTK, Ardita Sylejmani-Bllaca, e cila të enjten e kaluar ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve gjatë procesit të lindjes.

Shumë qytetarë, familjarë, e kolegë u mblodhën sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit, 32-vjeçares Sylejmani-Bllaca.

Në emër të familjes Sylejmani-Bllaca, foli axha i saj, Fehmiu.

“Ardita nuk ishte vetëm e jona, ajo ishte e gjithë folësve shqip, që kanë hapur atë dritare, dhe kanë dëgjuar zërin e saj. Kërkojmë si familje t’ia bëni hallall”, tha ai.

Ardita Sylejmani-Bllaca vdiq në Budapest të Hungarisë. Që nga viti 2010, ajo ka punuar si gazetare në Radio Televizionin e Kosovës. Ishte bashkëshortja e Shpend Bllacës, i punësuar në stafin diplomatik të Kosovës në Hungari. Ajo la pas vetes bashkëshortin dhe tre fëmijë.