Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Prizren pasi që gjatë kontrollit në veturën dhe banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar : një revole, një granatë dore, 154 copë fishek si dhe rreth 200 mijë euro, para të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.