Shqipërisë i ka rënë shorti të luajë me Francën në grupin H, në kualifikime për Kampionatin Evropian, EURO 2020.
Shqipëria mësoi sot gjatë hedhjes së shortit në Dublin se do të bëjë gara në Grupin H për kualifikime në Kampionatin Evropian të vitit 2020, raporton Gazeta Express.
Përveç, Francës, ndër kombëtaret më të forta të mundshme që Shqipëria ka mundur t’i ketë, këto janë katër kombëtaret tjera, mbase më të lehta në letër, në grupin e “Kuqezinjve”- Islanda, Turqia, Moldavia, Andora.
Ky është Grupi i Shqipërisë:
Grupi H: Franca, Islanda, Turqia, Shqipëria, Moldavia, Andora