Tre ditë greve urie, ka paralajmëruar t’i mbajë Bleron Baraliu, miku i Adem Demacit, në nderim të vdekjes së “Mandelës së Kosovës”.
Në fakt, grevën Baraliu thotë se do ta mbajë si protestë për siç thotë ai dështimin “me e çu në kry të vendit”.
“Bac, po na ngele pak borxh se ‘shokte’ e tu e te mi nuk te lane me e qu deri ne fund kauzen, por edhe ashtu ska pas as ka me pas ma nje njeri qe veq me gjoksin e vet e ka shty nje mal kaq gjigant perpara pa u tremb e pa ba llogari. Prandaj pusho i qete Baci yne i madh”, shkruan ndër tjera, Baraliu në facebook.
Adem Demaci ka ndërruar jetë të premten pasdite në moshën 83 vjeçare. Për vdekjen e tij, Presidenti i vendit ka shpallur tre ditë zije.
Demaci do të varroset të shtunën, derisa e pamje për të hapet sot në Teatrin Kombëtar.
Ky është shkrimi i plotë i Bleron Baraliu:
Bac i dashur – je loqkaman pertej koherave – vdekja jote eshte veq tallje me zoterat qe sdine nga tia mbajne. Ti je deshmi Bac se mitet nuk jane veq legjenda! Ti na ke dhane shprese se historia jone nuk eshte veq perralle!
Pehlivani te paska dhuru 3 dite kujtimi ne emer te shtetit Bac, e ne kunderpergjigje une skam care pa mbajte 3 dite greve urie per te protestu deshtimin tim dhe tone me te cu deri ne kry te vendit, aty ku na je dashte qe 50 e ma shume vjet Bac. Sidoqeishte, ato dite nxitje me ty Bac mbesin per mua kujtime embelsie e krenarie pertej akteve tokesore. Faleminderit Bac per momentet magjike.
Bac, po na ngele pak borxh se ‘shokte’ e tu e te mi nuk te lane me e qu deri ne fund kauzen, por edhe ashtu ska pas as ka me pas ma nje njeri qe veq me gjoksin e vet e ka shty nje mal kaq gjigant perpara pa u tremb e pa ba llogari. Prandaj pusho i qete Baci yne i madh!
Bac – sot njerezia mund te te thurin lavde, ndoshta te i kujtojne te metat tua, edhe te ndalen ne detaje e te i ngrisin heronjte e tyne duke i krahasu me ty – por ne histori, ne veshtrimin 10 mije metra mbi qiell, veq Skenderbeu mundet me te qendru prane me nam. Prandaj injoroji llafegjeret si e ke pas tradite Bac, e pusho i qete si e ke fitu amshimin!
A te kujtohet barcoleta e romeve Bac: “cka dine fmija cka jane 600 killa, i kane qit nshpine e i kane pru nshpi hej!” Ti je femiu proverbial Bac, qe duke mos e njohte friken as kufirin, i ke barte mbi supe tonelata hekuri per ti lare gjynahet e miopeve te unit.
Prandaj ti e ke pagu veten dhe krejt Lupcin, krejt gjeneraten tande shqiptare qe besa Bac, dhe sot e ke radhen me pushu ne token tande plote krenari qe po te kthen ne gji!
Te dua Bac! Qofsh i perjetshem sa guximi e dashuria jote per njerezimin!