Në kuadër të javës së 29-të në Vala Superligë, Prishtina po e mposht Llapin pas pjesës së parë me rezultat 3-1, njofton Llapi.info
Ishte Prishtina që realizoi qysh në minutën e parë përmes Ahmed Januzit.
Nuk vonoi shumë, kur në minutën e 6-të, Llapi barazoi me anë të Mentor Zhdrellës.
Kurse, në minutën e 13-të Prishtina riktheu epërsinë me anë të Debatik Currit, kurse për golin e tretë u përkujdes Mankenda.
Kujtojmë, ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë./Llapi.info