Të mërkurën është lëshuar për qarkullim linja e autobusit Prishtinë-ANP “Adem Jashari” dhe anasjelltas.

“Kjo linjë e nevojshme për të gjithë qytetarët që e udhëtojnë përmes aeroportit të Prishtinës për të lëvizur drejt Evropës dhe botës, u materializua pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit nga ana e ministrit Pal Lekaj”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Në këtë aktivitet mori pjesë zëvendësministri Rexhep Kadriu, i cili theksoi rëndësinë e kësaj linje të autobusit dhe në të njëjtën kohë shprehu angazhimin e ministrit dhe Ministrisë për të mundësuar edhe një linjë të tramvajt që do të mundësojë qarkullimin edhe më të shpejtë të qytetarëve nga kryeqyteti në drejtim të ANP, “Adem Jashari”