Gazetari dhe redaktori shumëvjeçar i Radio Kosovës, Musë Preniqi ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare.
Me këtë rast, ngushëllime familjes dhe kolegëvei u ka shprehur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
“Vdekja e gazetarit Preniqi është humbje për të gjithë komunitetin e gazetarëve në Kosovë. Emri i tij si një profesionist do të kujtohet përgjithmonë në historinë e gazetarisë kosovare”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të AGK-së.Gazetari Musë Preniqi ka lindur me 1948 në fshatin Hade të Obiliqit. Ai mbahet mend për punën e tij profesionale në media elektronike dhe të shkruara në veçanti për raportimet e tij nga greva e minatorëve të Trepçës.”
Preniqi ka punuar si redaktor në Radio Prishtinë deri në vitet e ’90-ta.
Ai ka qenë redaktor përgjegjës edhe i programit në Radio Kosovë deri ne vitin 2008, ndërsa së fundmi ka qenë redaktor i programit arsimor deri në pensionim.Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 17:00 në varrezat e Arbërisë në Prishtinë.