Dje rreth orës 17:00, njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, kanë kryer një operacion bastisjeje në një shtëpi në fshatin, Bardh i madh, ku kanë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri.
* një pushkë gjuetie,
* një pushke gjysmë automatike M48,
* një pushke automatike AK47, si dhe
* 61 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar :
> I. G, mashkull, 56 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
ndaj tij është iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
I njëjti është intervistuar nga e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.